Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një karrige në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka vendosur një njoftim mortor duke hapur të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Abazi i tha mediave se akuzuar Qeverinë Kurti për manipulim dhe fshehje të idesë për krijimin e Asociacionit të Kosovës, që sipas tij, forma e qeverisjes ka arritur nivel të lartë të hipokrizie.
Gjithashtu, Abazi ka ritheksuar se ndryshime pozitive nuk ka pasur nga Qeveria Kurti dhe vetëm po thellohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, ai ka kritikuar kryeministrin duke thënë se këto tema për të janë të parëndësishme.
Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë parti, ish deputeti i Vetëvendosjes në mënyrë kategorike i mohon zërat se mund të kalojë në partitë e përfolura si ajo e PDK-së dhe ajo e PSD-së.