Abazi akuzon LVV-në: Punën në Kuvend po e udhëheq Dejona Mihali
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi akuzoi Grupin Parlamentar të partisë së tij se nuk po e lejojnë të marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës.

Ai në seancën e sotme të legjislativit tha se lista e deputetëve që duhet të marrin fjalën në Kuvend nuk duhet të përcaktohet nga Dejona Mihali.

“Nuk duhet si deputet i barabartë që të protestoj sa herë që dua të them diçka në këtë vend, pavarësisht prej qëndrimit që kam. Kështu që, këtë parlament e udhëheq Glauk Konjufca dhe jo Dejona Mihali. Nuk përcaktohet lista e deputetëve nga jashtë parlamentit të Kosovës”, tha ai.

Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Sali Zyba, i cili i tha Abazit mos e ka provuar picën e PDK-së, duke iu referuar diskutimeve të mëhershme në Kuvend në lidhje me akuzat që iu bënë deputetit Armend Muja se kur ka qenë në burg i është dërguar pica nga Bekim Haxhiu.

Por, Abazi i tha Zybës se kur vjen puna me ngrënë pica të PDK-së iu bie të shihen tjetër kah./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024