AAK krijon Shtabin Zgjedhor, në krye të tij zgjedhet Muharrem Nitaj
Lexohet për: 2 min.
aak
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare.

Përmes një komunikate për media, AAK bën të ditur se me votë unanime Shef i Shtabit është zgjedhur Muharrem Nitaj.

"Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare dhe me votë unanime për Shef Shtabi e ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Nitajn", thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare dhe me votë unanime për Shef Shtabi e ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Nitajn.

Në këtë mbledhje po ashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese. Një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike e të sigurisë, kjo në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025