“A po m’i jep a jo”- Bahtiri “provokon” LDK-në, shkon në zyrë dhe ia kërkon nënshkrimet për president
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“A po m’i jep a jo”- Bahtiri “provokon” LDK-në, shkon në zyrë dhe ia kërkon nënshkrimet për president
lushaku bahtiri
28/04/2026 - 21:12
Linku u kopjua

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka bërë nje veprim të rrallë, duke shkuar, personalisht, te zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, për t’i kërkuar, sic ka thënë, 15 nënshkrimet dhe emrin e kandidatit të kësaj partie për president.

Ai veproi kështu derisa shefja e Grupit parlamentar të Lidhjes Demorkatike po mbante një konferencë për medie, pas një deklarimi të pak minutave më parë të kryeministrit Albin Kurti se ai pret që partia e cila ka për kryetar Lumir Abdixhikun t’ia dërgojë nënshkrimet për kandidatin e vetë për president, “kushdo që është ai ose ajo”.

Veprimi i Bahtirit bëri të ketë një ballafaqim të pazakonshëm me Lushakun, kur kjo përfundoi konferencën.

“Në emër të LVV-së kërkoj nënshkrimet prej jush dhe emrin e kandidatit. Unë erdha sinqerisht, jam duke i kërkuar nënshkrimet”, tha ai.

Lushaku e quajti teatër kërkesën e deputetit të Vetëvendosjes dhe ish kryetarit të Mitrovicës duke i thënë se ai dhe as partia e tij nuk janë autoritete për të kërkuar diçka nga LDK.

“Teatrin në natën e fundit. Ti nuk je autoriteti, as LVV-ja, për të kërkuar nënshkrime. Kush është Vetëvendosja për t’i kërkuar nënshkrimet e LDK-së. Nënshkrimet dorëzohen dhe bëhet marrëveshje politike”, tha ajo.

Bahtiri insistoi se ai flet në emër të partisë dhe se ka tri ditë që po i kërkon këto nënshkrime.

“Unë jam në emër të Lëvizjes Vetëvendosje.S’po m’i jep a? A po m’i jep? A po m’i jep a jo?”, tha ai, para se të largohej nga hapësira ku Lushaku mbajti konferencë për shtyp. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026