A ka mbaruar historia e robotaksisë pasi GM mbylli Cruise?
Bota
Lexohet për: 3 min.
A ka mbaruar historia e robotaksisë pasi GM mbylli Cruise?
5 orë më parë
Linku u kopjua

Rruga drejt teknologjisë pa shofer duket se konsiston në rritjen graduale të autonomisë së sigurisë në makinat private, të cilën prodhuesit e kanë ndjekur prej dekadash, por a duhet të harrojmë robotaksi plotësisht autonom?

Kompania General Motors njoftoi se nuk do të financojë më eksperimentin e taksisë robot në degën e Cruise, të cilën e bleu në vitin 2016, pasi do t'i jep përparësi zhvillimit të sistemeve të avancuara të ndihmës në drejtimin e automjetit.

Profesori i Kolegjit Universitar të Londrës, Jack Stilgoe, thotë se lëvizja e GM ishte e parashikueshme pasi Ford bëri të njëjtën gjë në vitin 2017.

Atëbotë John Lawler nga Ford, tha se kompania do ta "ridrejtojë investimin në një biznes që do të sjellë një kthim të konsiderueshëm afatshkurtër, në krahasim me atë afatgjatë”. Në përkthim, robotaksi nuk do të shpaguhej shpejt. Kjo nuk është për t'u habitur kur merrni parasysh kostot e zhvillimit dhe pajisjes së makinës.

“Robotaksi po merr shumë vëmendje, por askush nuk e ka kuptuar se si funksionojnë si model biznesi. Kompanitë e makinave, nga ana tjetër, dinë të shesin përmirësime dhe aksesorë klientëve të tyre më të pasur,” tha Stilgoe.

Saber Fallah, një profesor i inteligjencës artificiale të sigurt pranë Universitetit Surrey tha për Forbes se vendimi për të ndaluar financimin e Cruise mund të sinjalizojë një ndryshim strategjik të drejtimit dhe njohjen se niveli i gatishmërisë së teknologjisë dhe kthimi nga investimi nuk përputhen me prioritetet e biznesit.

"Niveli aktual i teknologjisë së robotaksisë nuk është ende gati për përdorim të gjerë të sigurt. Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të pazgjidhura. Ato përfshijnë sigurimin e lëvizjes së suksesshme në mjedis urban të komplikuar, menaxhimin e rasteve dhe përmbushjen e standardeve rigoroze të sigurisë. Megjithëse sistemet e inteligjencës artificiale kanë avancuar, atyre u mungojnë aftësitë kryesore njohëse njerëzore," tha ai.

Stilgoe thekson se ka shumë më tepër pyetje sesa përgjigje kur bëhet fjalë për drejtimin plotësisht autonom.

“Ne nuk e dimë se çfarë problemesh trafiku do të zgjidhë. Ne ende nuk kemi një test të besueshëm edhe nga distanca për makinat që drejtojnë vetë. Për momentin, qeveritë i lejojnë kompanitë të vetëvlerësohen dhe shpresojnë se nuk do të ketë problem. Ne kemi ende shumë punë për të bërë përpara se kjo teknologji të demonstrojë përfitimet e saj”, përfundon ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024