Të themi që edhe kjo do të jetë e kujdesshme dhe do të mbajë pozitat e deklaruara, atëherë çështja do të vazhdojë me "status quo". Por, a do të mundet Serbia, respektivisht Kosova t'i mbaje qëndrimet e betonuara, ata duhet t'i masin raportet sa do të jenë në gjendje ta mbajnë situatën stabile para shpërthimeve sociale... Unë mendoj se për palën kosovare është shumë i rëndësishëm territori dhe pasuritë natyrore dhe menaxhimi i tyre në nivel qendror..., pra i tërë përqendrimi duhet të fokusohet aty, çështjet tjera të të drejtave mund të zgjidhen lehtë, demokracia e bënë të veten..., Fuqia ekonomike e Kosovës janë resurset minerale, çështjet tjera rregullohen më lehtë, vet përmbushja e standardeve për anëtarësim në BE i detyron palët..., pra kujdes me retorikën që herë pas here dëgjohet, i lëvizjeve të detyrueshme të popullatës apo të këmbimit të territoreve, jo që është e pacipe, por është e pavend dhe jo reale, sepse Kosovën Lindore tash për tash e menaxhon Serbia, por edhe realiteti në veriun e Kosovës është ne favor të saj... Pozita dhe opozita duhet të kuptojnë reali- tetin dhe duhet të bashkëpunojnë njëra me tjetrën, përndryshe më vonë nuk do të jetë me rëndësi kush është në pozitë e kush në opozitë, atëherë kur do të bëhet vonë... Asociacioni...
Asociacion, im.sh,-E, ET spec. Shoqërim, Asociacion përfytyrimesh (mendimesh). Aso- ciacion idesh (fjalësh). Ngjall asociacione... e tëra është fasadë e asaj që po ndodhë në Bruxelles, ka filluar të arnohen ndërresat e brendshme të Ahtisaarit, gabim! Ato janë gjëra personale, dhe për të brendshmet nuk bënë të flitet jashtë shtëpisë..., se bëhesh gazi i dynjasë.
Është çështje tjetër reintegrimi, ndërsa çështje tjetër territori..., nuk është aspak e dobishme ndarja e Kosovës në baza etnike dhe territoriale, ku valon flamuri serb, dhe tregtohet me dinarë, dhe legalizohen okupuesit, mund të bëhet fjalë eventualisht për arsyeshmëri ekonomike, sepse dromcimi territorial nuk do të ndalej, më vonë një do të rritej mundësia që kërkesa të tilla të njëjta do të shtronin edhe komunitetet tjera, dhe çka po iu mbetet shqiptarëve "të trashët e Sylës". Duke lënë të hapura mundësitë e mëtejme të harxhimit të ideve kreative për Kosovën, dallimet në mes të serbëve dhe kroatëve para fushatës "Stuhia" thuajse ishin identike me ato të veriut, pra nuk duhet lejuar të rregullohen ato raportet në mes veti ashtu, ngase çdo marrëveshje negociuese është e re, nuk është "copy" dhe "paste". Dhe mu kështu, ashtu si ndodhi ngjashëm me intervenimin për targa dhe referendumi serb, kishte ndodhur me marrëveshjen e Eruditit, pas operacionit të forcave kroate "Stuhia", që edhe ashtu i kishte paraprirë Marrëveshjes së Dejtonit, pra marrëveshja e eruditit ishte nënshkruar para marrëveshjes së Dejtonit, dhe kujdesej për riintegrimin e serbëve në kuadër të territorit kroat, e çka janë ndryshe negociatat sponzoruese të BE-së, përpos gjetja e formulës për riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por si do të ndodhë kjo kur Serbia dhe serbët e veriut nuk njohin të drejtën e juridiksionit të Kosovës mbi këtë territor. A mund të ketë ngjashmëri Plani Z4, i paraparë, por jo i realizuar, nga bashkësia ndërkombëtare për Krajinën Autonome Serbe, të cilin nuk e pat pranuar pala serbe dhe kishte shumë kompetenca të zgjeruara "të shtetit në shtet" me platformën serbe dhe projektin e bashkësisë se komunave serbe, ndoshta po, ndoshta jo krejtësisht, por disa elemente.
Sipas Planit Z-4 Krajina autonome serbe kishte legjislaturën, Presidentin, Qeverinë dhe gjykatat. Ajo do të kishte policinë, jo ushtrinë. Gjithashtu do të kishte një gjykatë të posaçme Kushtetuese. Sipas këtij plani Krajina do të gëzonte autonomi të plotë në fushat e ekonomisë, politikës sociale, kulturës, tatimeve, turizmit, energjisë, mbrojtjen e mjedisit, etj, ndërsa nën juridiksionin kroat, do të mbeteshin çështje të tjera si ato të jashtme, të mbrojtjes, shtetësia, tregtia ndërkombëtare, financat, etj.