Infertilitet quhet pamundësia për të arritur shtatzëninë pas 12 muaj përpjekjesh të pasuksesshme. Kur kemi të bëjmë me çifte të tilla në spitalin ‘’FATI IM’’ kërkohet shkaktari i infertilitetit.
Kur flasim për infertilitetin te gratë janë disa shkaqe që ndikojnë në paraqitjen e këtij problemi.
Fillimisht duhet të njohim faktorin e moshës, gratë në moshë më të shtyer sigurisht se kanë më pak mundësi për të arritur shtatzëninë dhe shumë herë ndodhë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme si klamidia, ureoplazma, gonorrhea dhe të tjera të cilat nuk lejojnë konceptimin.
Faktorët endokrinologjikë, që mund të jenë ç’rregullimet hormonale të cilat kërkojnë trajtim medikamentoz të përshkruar nga mjeku në bazë të rezultateve të analizave laboratorike.
Ç’rregullimet e ushqyerjes, pra nënpesha apo mbipesha shumë herë paraqitin probleme me pjellorinë dhe ovulacionin.
Nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë edhe një sërë faktorë të tjerë që duhet të hulumtohen sepse shumë herë ndodhë që shkaktar i infertilitetit femëror të jenë edhe keqformimet e mitres apo defektet e lindura që mund të qojnë në aborte të lindura apo në pamundësi për të konceptuar.
Ndërsa një rëndësi të madhe duhet kushtuar edhe stilit të jetës, që nënkupton mënyrën sesi gruaja jeton, si ushqehet dhe nëse konsumon alkool dhe duhan.
Në spitalin ‘’FATI IM’’, ju mirëpresin mjekët e dëshmuar në fushën e trajtimit të infertilitetit.
SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!