A duhet të miratohet projektligji për Kodin Civil, flasin qytetarët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ndonëse kishte dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Kodin Civil, kryeministri Albin Kurti është zotuar se do të angazhohet personalisht të ndërtoj një shumicë parlamentare në mënyrë që sipas tij të mbështetet kjo nismë.

Kurti këtë zotim e ka bërë në një fjalim të mbajtur në Berlin, në kuadër të një organizimi të Partisë Socialdemokrate gjermane.

Megjithatë, qytetarët e Republikës së Kosovës, janë shprehur kundër miratimit të Kodit Civil, duke thënë se “martesa mes gjinisë së njëjtë nuk lejohet as nga feja”.

Qytetari, Avni Sahiti, për KosovaPress-in tha se nuk e mbështet këtë projektligj duke shtuar se shoqëria në Kosovë është patriarkale dhe se dallon nga vendet siç është Gjermania apo Zvicra.

Edhe qytetari Halil Doda është shprehur se njerëzit duhet të vendosin vet se çfarë duan të bëjnë, ndërsa sipas tij më herët nuk ka ekzistuar martesa mes dy gjinive.

Derisa një qytetar i cili nuk është prezantuar, u shpreh për KosovaPress, se është kundër martesës mes personave të gjinisë së njëjtë duke iu referuar edhe ndalimit me fe.

Qytetari tjetër Jetullah Beqiri, tha se nuk e sheh të logjikshme martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë. Derisa për miratimin e Kodit Civil nuk dha qëndrim.

Kuvendi i Kosovës, ka provuar ta kalojë Projektligjin për Kodin Civil, në mars të vitit 2022, por 16 deputetë të Kuvendit nuk morën pjesë fare në votim, 28 vota kundër, 28 për dhe katër abstenime.

Një pjesë e madhe të deputetëve të Vetëvendosjes, e kanë kundërshtuar Kodin Civil te pjesa e martesave të gjinisë së njëjtë./A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
199
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024