A do të luajë Tchouameni në finale të Ligës së Kampionëve? Kjo është përgjigja e Ancelottit
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni është në dyshime të mëdha për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në fillim të muajit të ardhshëm, për shkak të një lëndimi që ai e pësoi kundër Bayern Munichut.

Tchouameni u largua nga loja në minutën e 70’ në fitoren 2:1 të skuadrës së tij kundër Bayernit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Tani, i pyetur nëse Tchouameni do të luajë në finale, Ancelotti tha:

“Ne ende nuk e dimë nëse Tchouameni do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve. Rudiger dhe Nacho do të bëjnë rotacione këto ndeshje, Eder Militao do të luajë për të marrë minuta”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024