Sot mbushen 8 vjet që kur ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet mend si “e enjtja e përgjakshme”.
Viti i parë i zhvillimeve në Kuvend ishte në pritje të epilogut gjyqësor kundër më shumë se 33 personave… një amnisti dhe dhjetëra dhunues të Parlamentit në burg. Në përvjetorin e dytë ka një pjesë të pjesëmarrësve të dënuar në ngjarjet, ndërsa opinioni ende pret zbulimin e organizatorëve.
Në orën 14:00 lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kërkon respektim të Rregullores dhe të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ka shumicë të re parlamentare me 69 deputetë.
Në orën 18:00 kryesuesi Trajko Veljanovski e ndërpret vazhdimin e 20-të të seancës konstitutive të Kuvendit, por deputetët mbeten në sallën plenare dhe shumica e re parlamentare zgjodhi deputetin e BDI-së Talat Xhaferi kryetar të ri të Kuvendit.
Përderisa zgjatë konferenca për media e Talat Xhaferit në monitorët deputetët dhe gazetarët shikojnë se si një turmë qytetarësh depërton rrethojën mbrojtëse të kordonit policor dhe vjen deri te dyert e Kuvendit. Derisa flet Zaevi, turma tashmë hyn në Kuvend dhe sigurimi i mbyll dyert e sallës për media.
Për më shumë se tri orë, policia nuk arrin të vendosë kontroll mbi situatën
Dënimi i përgjithshëm me burg prej 211 viteve për 16 të akuzuarit për “Të enjten e përgjakshme”
Rasti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 filloi më 22 gusht të vitit 2018 dhe është njëri prej më të mëdhave në historinë më të re të Maqedonisë. Fillimisht procesi nisi kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy persona për nxitje. Por, pas miratimit të Ligjit për amnisti u amnistuan 15 persona.
Në përputhje me Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, amnistia nuk ka të bëjë me organizatorët, personat që kanë ushtruar dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.
Mendim pozitiv lidhur me kërkesat për amnisti, morën pesë deputetët – Mukoski, Arnaudov, Vasilevski, Tarçullovski dhe Dimovski, organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, të punësuarit në Kabinetin e kryeparlamentarit të atëhershëm, Ivan Cvetanovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, vëllezërit Mlladenovski, të cilët të parët shpalosën detaje për organizimin e së enjtes së përgjakshme dhe Zaharij Simovski, Ilija Sllavevski dhe Mitre Pitropovski nga shoqatat patriotike.
Mitko Çavkov mori dënimin më të lartë prej 18 viteve, Mitko Peshov 15 vite, Dushko Llazarov 15 vite, Goran Gjoshevski – Levi – 15 vite, Oliver Popovski– 13 vite, Oliver Radullov 10 vite, Munir Pepiq– 15 vite, Abdulfeta Alimi– shtatë vite, Mlladen Dodevski– 12 vite, Jane Çento15 vite, Goran Angellovski– 12 vite, Igor Jug – 12, Vllatko Trajkovski– 15 vite, Vilijam Mihajllovski– 14 vite, Nikollo Mitrovski – Koljo-15 vitedhe Aleksandar Vasilevski– tetë vite.
Dhunuesit në burg, organizatorët në liri
Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Nga PTHP-ja informojnë se të dhënat e procedurës para-hetuese kanë bërë të ditur se të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë dorëzim-pranimin e qetë të pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe mbështetur materialisht protestat masive, fillimisht para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e më pas protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” që kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill.