Dy ditë pas takimit në Ohër me presidentin serb, kryeministri Albin Kurti është paraqitur në shkollën fillore “Elena Gjika” në kryeqytet në shënim të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke, por që nuk është prononcuar para gazetarëve për aneksin e zbatimit të planit evropian.
Kryeministri Kurti në shkollën “Elena Gjika”, të hënën është shprehur krenar që në Kosovë është kjo traditë e shumëgjuhësisë, ku nxënësve ju lejohet të mësojnë gjuhën e tyre amtare.
"Do të ofrojmë mundësi për studentët që mësojnë gjuhet siç mund të jetë edhe gjuha turke për shqiptarët këtu në Prishtinë, sepse duhet t’i mësojmë gjuhet e njëri-tjetrit, të kuptojmë më mirë e të bashkëpunojmë më shumë”, u shpreh Kurti.
Mes tjerash, kryeministri i vendit tha se edhe individët dhe shteti përfitojnë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar në të cilin njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njëri tjetrin.
Edhe Zëvendësdrejtoresha në këtë shkollë Agnesa Globoder, është shprehur e lumtur për mundësinë që nxenësit mund të mësojnë edhe në gjuhën e tyre amtare.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.