7 të vdekur e shumë të plagosur pas rrëzimit të avionit në Filadelfia
Bota
Lexohet për: 2 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua
Të paktën 7 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një avion ambulancë u rrëzua në një zonë të ngarkuar të qytetit Filadelfia.
Të shtunën autoritetet konfirmuan 7 të vdekur, 6 që ishin në bordin e avionit dhe një tjetër që u plagos kur avioni ra në tokë. Në total, zyrtarët thanë se u plagosën 19 persona, por nuk shpjeguan se çfarë e shkaktoi përplasjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të pasdites të së premtes, sipas orës lokale.
Në bordin e avionit gjendej një paciente, nëna e saj dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pacientja kishte ardhur nga Meksika për t’u kuruar për një sëmundje që i rrezikonte jetën dhe po transportohej për në shtëpi. Të 6 personat ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i avionit ishte qyteti Tijuana në Meksikë.
Presidentja e Meksikës konfirmoi vdekjen e tyre dhe shprehu ngushëllimet për familjet. Shpërthimi ndodhi rreth më pak se 5 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit.