64-vjeçari goditet për vdekje nga vetura në Prizren
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person i moshës 64-vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve të marra si pasojë e  goditjes nga vetura në Prizren.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:40.

“Një qytetare informoi policinë për një aksident trafiku me lëndime, ku një automjet kishte goditur një biçikletist në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Ekrem Rexha”. Është njoftuar urgjenca, e cila bashkë me policinë ka dalë në vendngjarje. Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rreth orës 18:30 nga patrulla, e cila ishte në emergjencë, është njoftuar se viktima, mashkull 64-vjeç, ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024