6 kompani dorëzuan ofertat për ndërtimin e implantit solar 100 megavatësh
Lexohet për: 3 min.
Ministria-e-Ekonomise030224
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri herë pas shtyrjes së afatit të aplikimit për ndërtimin e implantit solar prej 100 megavatësh në Kosovë, sot Ministria e Ekonomisë ka bërë hapjen publike të ofertave pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues për Ankandin e Parë Solar Foltovoltaik prej 100 megavatëve.

Gjashtë kompani nga vende të ndryshme si Kosova, Turqia, Franca dhe Egjipti dorëzuan ofertat e tyre për ndërtimin e implantit solar prej 100 megavatësh në Kosovë, proces ky që u realizua në prani të komisionit vlerësues. 

Ndërkaq, gjatë javëve në vijim komisioni vlerësues i përbërë nga Ministria e Ekonomisë, ajo e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe operatorit të transmisionit KOSTT do të vlerësohet oferta kundrejt kërkesave minimale financiare, profesionale dhe teknike siç janë përcaktuar në ankand.

Pas hapjes së ofertave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media tha se gjashtë kompani dorëzuan ofertat e tyre për ndërtimin e implantit solar në Kosovë.

Rizvanolli theksoi se gjatë procesit përmes përgjigjeve në më shumë se dhjetë raunde të sqarimeve, janë siguruar në udhëheqjen e një procesi të drejtë dhe të hapur ku të gjitha palët janë të mirë informuara.

Ministrja Rizvanolli tha se në fazën e dytë do të organizohet një ankand elektronik ku kompanitë do të kenë mundësinë të ulin çmimin e tyre fillestar, duke garuar me njëra-tjetrën, derisa shtoi se fitues do të shpallet ofertuesi që ka dorëzuar çmimin më të ulët në përmbyllje të E-ankandit të kësaj faze.

Ajo potencoi se ky është vetëm projekti i parë në vazhdën e projekteve për dy vitet në vijim, për çka tha se planifikojnë që të zhvillojnë procedura konkurruese për ndërtim të Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) prej 950 megavatëve në vlerë 1.2 miliard euro në total.

Ndërkaq, Rizvanolli pasi u pyet nga gazetarët se pse është shtyrë tri herë afati i aplikimit për këtë projekt, tha se për herën e tretë ka ndikuar sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, për çka theksoi se disa kompani kanë planifikuar të tërhiqen për shkak të pa sigurisë.

Ndërsa, për dy herët e tjera tha se ka pasur kërkesa nga se kompani të caktuara për kohë shtesë, në mënyrë që të bëjnë përgatitjen e  dokumentacioneve për aplikim. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024