55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sot mbushen 55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon.
UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Universiteti i Prishtinës shënon 55-vjetorin e themelimit • KosovaPress
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, ndërsa dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
Këtë vit Universiteti i Prishtinës ka shënuar 55-vjetorin e themelimit, me një varg aktivitetesh ditën e premte, më 14 shkurt. /KosovaPress/