50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me performancen e punës së institucioneve të Kosovës.
Dhe se kjo, është një rritje prej 70.7% nëse krahasohet me nëntorin e vitit 2023.
E kënaqshmëria e punës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është rritë në 58.4%
Ndërsa, për kryetarin e Kuvendit të Kosovës në 64.4%, krahasuar më nëntorin e vitit të kaluar që ishte 52.2%.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Nuno Querios, ka deklaruar se janë tri çështje që janë identifikuar si problematike në raport e që janë varfëria, papunësia dhe çmimet.
“50.1% të njerëzve janë të kënaqur me performancën e institucioneve qendrore të Kosovës, dhe kjo është 70.7% ngritje krahasuar me nëntor të vitit 2023... Tri çështjet kryesore që janë identifikuar në raport me të cilat përballen njerëzit kanë qenë varfëria 16.6%, papunësia 16.3 dhe çmimet që duhet të paguhen për gjëra esenciale 12.6%. Në total e 83.2% të personave të cilët janë përgjegjur janë ndjerë të sigurtë kundër dhunës dhe kur ndohen në rrugë krahasuar me 79.9% në nëntor të 2023. Pra, është më pak se 4% ngritje dhe kjo natyrisht janë të dhëna për të gjithë personat të cilët janë intervistuar, janë përgjigjur”, ka thënë ai.
Sipas Hasanit, ngritje e kënaqëshmërisë është vërejtur në situatën e sigurisë në rrugë.
E, po ashtu edhe në drejtimet ekonomike.
Krejt në fund u tha se 10.9% e respodentëve besojnë që marrëveshja Kosovë-Serbi do ta drejtojë Kosovën në Bashkimin Evropian.