5 vite nga dita kur Nora Gjakova fitoi medaljen olimpike
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
5 vite nga dita kur Nora Gjakova fitoi medaljen olimpike
New Project - 2026-07-26T124127.130
26/07/2026 - 12:41
Linku u kopjua

Sot me 26 korrik bëhen 5 vite nga një nga momentet më emocionuese në historinë e sportit kosovar.

Ishte 26 korriku i vitit 2021, në Nippon Budokan të Tokios. Nora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, mposhti në finale francezen Sarah-Léonie Cysique me Ippon dhe u shpall kampione olimpike.

Nora solli lot gëzimi. Ishte medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 pas Distria Krasniqit dhe e treta olimpike në histori pas Majlinda Kelmendit.

Pas medaljes qëndronte puna e palodhshme e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerit Fatos Tabaku, dhe një rrugëtim i jashtëzakonshëm që e çoi Norën nga tatami i Pejës drejt fronit olimpik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026