Një anije mbretërore me rreth 250 persona, duke përfshirë dhe James Stuard, mbretin pretendent të Anglisë së asaj kohe, u fundos më 6 maj 1682.
340 vite më vonë vendodhja e anijes u zbulua më në fund në brigjet e Anglisë.
Ata janë marrë dhe konservuar me kujdes dhe po vrojtohen nga studiuesit. Disa prej tyre përfshijnë këpucë, veshje, pajisje lundrimi, lugë si dhe shumë shishe vere, disa prej tyre të pahapura.
Një nga shishet e verës ka një vulë me kreshtën e paraardhësve të George Washington, dizajn që i parapriu flamurit të sotëm të SHBA-së.
Anija e mbytur u zbulua fillimisht në 2007 nga dy vëllezër, Julian dhe Lincoln Barnwell, që u frymëzuan nga historia e mbytjes së saj që kishin parë në filma. Ishte këmbana e anijes që i ndihmoi ata të identifikonin se bëhej fjalë për anijen e mbytur Gloucester.