Sot është shënuar 33-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar një pritje për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”.
Në këtë event, sipas një njoftimi nga ana e AGK-së, të pranishëm ishin ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Lindsay Jagla, si dhe bashkëpunëtorët e AGK-së, që ndihmojnë në zbatimin e këtij program.
Gazetarët në Rezidencë – Kosovë, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, në kuadër të programit mbështetës, Voices of Ukraine, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë së Gjermanisë.