33 familje shtimjane që merren me blegtori do të përfitojnë gjedhe të racës Hollshtajn
Lexohet për: 1 min.
Shtime
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, sot me përfaqësuesit e Organizatës për Zhvillim Rural “Mëshqerra” dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Kastriot Shabani,  nënshkruan marrëveshje në vlerë 112.200 euro, e cila do t’iu mundësojë 33 familjeve të kësaj komune t'u shpërndahen nga një gjedhe qumështore dhe impute të nevojshme bujqësore për tri vjetët e ardhshme.

Aliu në një postim në Facebook ka shkruar se së shpejti Komuna e Shtimes do të bëjë thirrje publike për aplikim që do të përfshijë një proces të përzgjedhjes dhe përfitues do të jenë më meritorët.

“Ashtu siç jemi zotuar, përkujdesja jonë ndaj bujqve, fermerëve e blegtorëve tanë është e plotë dhe mbështetja për ta e shumanshme”, ka shkruar ai.

Përfundon asfaltimi i rrugës drejt shkronjave simbol të lirisë në Shtime - KosovaPress

Komuna e Shtimes do të përfitojë dy automjete nga Gjermania - KosovaPress

Gjermanët i premtojnë Komunës së Shtimes një automjet për zjarrfikës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025