Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur 33 aktakuza ku përfshihen 89 persona për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, për rastin e masakrës së Mejës, deri më tani janë ngritur 53 aktakuza të strukturuara në tri pjesë. Ndërsa, për masakrën e Dubravës, nën hetim janë 88 të pandehur. Kështu u tha në një konferencë për media nga prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se do të vazhdojnë të punojnë pa u ndalur në hetimin dhe ndjekjen e të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Ai shtoi se drejtësia do të funksionojë për të gjithë, pa dallim përkatësie nacionale.Hajdari potencoi se pjesa e parë përfshinë grupin e pesë të pandehurve që e kanë planifikuar masakrën, pjesa e dytë përfshinë 11 të pandehurë, që në bashkëpunim me grupin e parë kanë hartuar planin. Ndërkaq, shtoi se në pjesën e tretë janë të përfshirë 37 të pandehurë, që sipas saj, janë ekzekutorë direkt që kanë kryer masakrën ose kanë kontribuar në të.
Ndër të tjera, prokurorja Drita Hajdari foli edhe për rastin e vrasjeve në fshatin Rekë e Keqe, në Gjakovë, derisa theksoi se hetimi i prokurorisë speciale vërteton se në fund të prillit të vitit 1999, ishte zhvilluar një operacion sistematik i ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjellë edhe me grupe paramilitare. Ajo potencoi se në këtë operacion mbetën të vrarë 370 civilë.
Ai potencoi se një i pandehur është në paraburgim, derisa theksoi se masakra e Dubravës, nuk përfundon me këtë aktakuzë, por që po mbledhin faktet dhe po procedojnë me provat e tjera.
Ndërkaq, në këtë konferencë, kryeprokurori, Blerim Isufaj pranoi disa pyetje nga gazetarët, që kishin të bëjnë më pozitën e tij dhe lidhur me inicimin e futjes së Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij në listën e Interpolit, por i njëjti nuk ka dhënë përgjigje.