247-vjetori i pavarësisë të ShBA, Begaj: Mirënjohës dhe krenar për historinë që na lidh
Lexohet për: 1 min.
Bajram Begaj vizita ne Kosove (6)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar sot (e martë) Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut. Ai ka thënë se si partnerë strategjikë, janë të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajnë dhe forcojnë së bashku vlerat e demokracisë.

Presidenti shqiptar është shprehur mirënjohës dhe krenar për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Gëzuar 4 Korrikun! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, ka shkruar Begaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025