200 mijë euro investim, kështu po ndryshon Pallati i Rinisë
Lexohet për: 1 min.
pallati-i-rinise-140523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pallati i Rinisë dhe i sporteve në Prishtinë po bëhet gati për edicionin e ri të sporteve të ndryshme dhe rinovimi i tij është afër përfundimit.

Rreth 200 mijë euro është shuma që ka investuar Qeveria e Republikës së Kosovë në këtë palestër ku do të rinovohet dyshemeja, karriget dhe koshat me standarde të FIBA-së, raporton KosovaPress.

“Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës. Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Kulturë, Rinisë dhe Sport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024