20 studentë kanë përfunduar me sukses programin Global Engineer Girls, ngjarje në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional të vajzave të reja inxhiniere. Ngjarje kjo e cila u vlerësua si arritje e veçantë për vendin, dhe dëshmi se si vajzat dhe gratë mund të arrijnë karrierë të suksesshme në inxhinieri.
Në ceremoninë e diplomimit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm që janë vajzat dhe gratë në shoqëri.
“Këto vajza të reja janë shembulli më i mirë i potencialit të rinisë sonë, sukseset e të cilave nuk njohin kufi... Është detyrë e jona të krijojmë një mjedis ku çdo vajzë lirshëm dhe pa frikë e pa hezitim mund të thotë unë dua, unë mund dhe do të arrijë", tha Osmani.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilo tha se Kosova është një ndër shembujt më të mirë që mund të marrin vendet e Evropës për respektimin e barazisë gjinore, dhe punën e vajzave dhe grave në vend.
Ajo ka inkurajuar të gjitha vajzat dhe gratë që kanë pasion këtë drejtim të angazhohen, pasi sipas saj, është program mjaft i qëlluar.
Ndryshe, kjo ngjarje u përmbyll me një pikë artistike nga tenori me famë botërore, Ramë Lahaj. /KosovaPress/