20 aktakuza për dhunë në familje për një muaj në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
dhunaa1417355205_24060-640x427-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për dhunën në familje. Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

“Gjakovë, 11 nëntor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies. Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë në Gjakovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025