19 të plagosur nga përplasja e veturës me njerëzit që prisnin tramvajin në Poloni
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Të paktën 19 persona u plagosën sot në qytetin polak Szczecin pasi një makinë u përplas me një grup këmbësorësh dhe më pas me automjete të tjera, thanë autoritetet, duke përjashtuar një akt terrorizmi.
"Në mesin e të plagosurve janë gjashtë fëmijë. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike", tha kreu i rajonit Adam Rudawski, duke shtuar se shoferi u arrestua pasi tentoi të arratisej.
"Ky nuk është një akt terrorist. Bëhet fjalë për një shtetas polak 33-vjeçar, banues në Szczecin”, tha zëdhënësi i policisë Szczecin, Pawel Pankau.
Sipas tij, "një burrë me një Ford Focus goditi një grup njerëzish që prisnin një tramvaj" në një kryqëzim të madh.
“Analizat e para tregojnë se ai nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës”, shtoi zëdhënësi.
Dëshmitarët i thanë mediave polake se shoferi mbërriti në kryqëzim me shpejtësi të madhe dhe kaloi në trotuar dhe në stacionin e tramvajit. Pas kësaj, ai ka tentuar të arratiset me një automjet dhe ka goditur tri makina të tjera një kilometër më tutje, duke plagosur pasagjerët e tyre.