17 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga
Lexohet për: 1 min.
fatmir-limaj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj - Çeliku, nga akuzat për krime lufte.

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Fatmir Limaj asokohe deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte.

Me 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj arrin në Aeroportin e Prishtinës ku aty ishte pritur nga liderë të lartë politikë. Në pritje të tij kishin dalë të gjithë bashkë komandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.

Në pritje të tij kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025