155 të vdekur nga përmbytjet në Tanzani
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

155 persona humbën jetën në përmbytjet për shkak të shiut të dendur për disa javë në Tanzani dhe më shumë se 200 mijë persona u prekën nga pasojat e përmbytjeve, njoftuan autoritetet e këtij vendi të Afrikës Lindore. Kjo më shumë se dyfishon numrin e vdekjeve të raportuara dy javë më parë dhe reshjet po rriten, veçanërisht në rajonin bregdetar dhe në kryeqytetin, Dar es Salaam. Kryeministri Kasim Majaliwa u tha deputetëve se fenomeni klimatik El Nino - ngrohja e Oqeanit Paqësor, që prek të gjithë botën, e përkeqësoi situatën në sezonin e shirave, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkatërruar rrugë, ura dhe hekurudha. Ai tha se shirat e dendur kanë prekur më shumë se 51 mijë familje.

Shkollat ​​janë përmbytur dhe shërbimet e urgjencës po shpëtojnë njerëzit nga uji në rritje. Përmbytje ka në Burundi dhe Kenia fqinje, si dhe vende të tjera të Afrikës Lindore kanë probleme për shkak të shiut të dendur. Në Kenia, 35 persona janë raportuar të vdekur që nga e hëna, dhe ky numër pritet të rritet pasi përmbytjet kanë përfshirë të gjithë vendin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024