14 persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku sot ndërmjet një kombibusi me nxënës dhe një veture në magjistralen Pejë-Mitrovicë, përkatësisht në Gurrakoc të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë rajonale për Pejë Fadil Gashi ka thënë për KosovaPress se mesin e personave të lënduar janë 12 nxënës dhe dy shoferë.
Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog prej nga janë transferuar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që iu është bërë personave të lënduar, sipas mjekut kujdestar, të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lëshuar, përveç një nxënësi, i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, tha Gashi.
Sindikata e Policisë dënon sulmin e djeshëm ndaj policëve në Suharekë - KosovaPress