11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave konfiskohen në veri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia ka informuar se në Zubin Potok dje janë konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi dhe viziton shtëpinë në Uglar, Zubin Potok.

“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, me datë 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin). Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas informacioneve, siç ka bërë të ditur Policia, në lagjen e fshatit Uglar herë pas here ka probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve u janë dëmtuar pajisjet elektrike shtëpiake, është shkaktuar zhurmë dhe është kërkuar ndihma policore./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024