11 komuna përfitojnë 8 milionë euro në kuadër të Grantit të Performancës
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nënshkruar marrëveshje me 11 komuna rreth skemës së Grantit të Performancës në vlerë mbi 8 milionë euro.

Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë komunat përfituese nga kjo skemë.

Lajmin për këtë e dha Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që tha se projektet në Komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në vlerë mbi 8 milionë euro.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024