1000 euro bursë vjetore për ata që regjistrojnë Gjuhën e Letërsinë Shqipe
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka një lajm të mirë për të gjithë të rinjtë që do të regjistrojnë programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe.

Ata do të përfitojnë nga 1000 euro bursë vjetore.

Këtë kryeministri Albin Kurti e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai, ka ftuar të rinjt që të aplikojnë dhe të jenë përfitues të kësaj burse.

Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programin Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve tashmë është i hapur. Ju ftojmë që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore.

Më shumë detaje mund të gjeni në vjegëzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2971

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024