Të gjitha, përveç njërit prej 100 qyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit në botë vitin e kaluar, ishin në Azi, sipas një raporti të ri, ku kriza klimatike luan një rol kryesor në cilësinë e keqe të ajrit që po rrezikon shëndetin e miliarda njerëzve në mbarë botën, sipas CNN.
”Shumica dërrmuese e këtyre qyteteve, 83, ishin në Indi dhe të gjitha tejkaluan udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit me më shumë se 10 herë”, sipas raportit të IQAir, i cili gjurmon cilësinë e ajrit në mbarë botën.
“Ne shohim se në çdo pjesë të jetës sonë ndotja e ajrit ka ndikim. Dhe zakonisht, në disa nga vendet më të ndotura, ka të ngjarë të rrojë diku midis tre deri në gjashtë vjet të jetës së njerëzve. Dhe më pas para kësaj do të çojë në shumë vite vuajtjesh që janë plotësisht të parandalueshme nëse ka cilësi më të mirë ajri”, tha CEO i IQAir Global, Frank Hammes.
Begusarai, një qytet me gjysmë milioni banorë në shtetin Bihar të Indisë Veriore, ishte qyteti më i ndotur në botë vitin e kaluar me një përqendrim mesatar vjetor të PM2,5 prej 118,9, thënë ndryshe 23 herë më shumë se udhëzimet e OBSH-së. Ajo u pasua në renditje nga qytetet indiane të Guwahatit, Assamit, Nju Delhit dhe Mullanpurit.
Azia Qendrore dhe Jugore ishin rajonet me performancën më të keqe globalisht, shtëpia e të katër vendeve më të ndotura vitin e kaluar si Bangladeshi, Pakistani, India dhe Taxhikistani. Azia Jugore është një shqetësim i veçantë, me 29 nga 30 qytetet më të ndotura në Indi, Pakistan ose Bangladesh.