100 eurot për fëmijët dhe pensionistët, pushteti lavdërohet e opozita kritikon
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët është kritikuar nga opozita dhe njohës të ekonomisë. Derisa nga mazhoranca lavdërohen se po përmbushin premtimet e dhëna nga ekzekutivi.

Shumën e ndarë nga pushteti për këto kategori, opozita e quan mashtrim me qytetarë ‘për të siguruar votat vitin e ardhshëm’. Të njëjtit kërkojnë nga partia në pushtet të krijojë baza afatgjate për këto kategori. Ndërkaq, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderojnë se këto para do t’i ndihmojnë këto kategori të qytetarëve në këtë fundvit. Teksa pajtohen me faktin se duhet pasur rritje afatgjate të pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë për KosovaPress se qëllimi i këtij vendimi është për qëllime politike.

Se ky vendim i qeverisë nuk sjellë zgjidhje e thotë edhe deputeti nga LDK, Besian Mustafa. Ai konsideron se Qeveria do duhej të shpenzojë në investime kapitale në mënyrë që të gjenerojë të ardhura për qytetarët dhe jo me pako afatshkurtra.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka ironizuar me këtë ndarje të buxhetit, duke e quajtur vendimin e fundit të qeverisë si ‘lëmoshë’. Ai ka shtuar se qeveria po mundohet t’i mbulojë skandalet me këto shtesa.

Ndërkaq, deputeti nga mazhoranca, Visar Korenica është lavdëruar me këtë vendim, duke thënë se kjo qeveri po i përmbush premtimet e saj. Ndonëse shton se e mirë do të ishte që të ketë edhe rritje të pensioneve dhe të ardhurat për fëmijë në përputhje me buxhetin e shtetit.

Kritika për këtë vendim pati edhe nga njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai vlerëson se Qeveria duhet të rrisë pagat dhe jo të ofrojë diçka me bazë afatshkurtër.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët. Vlerësohet se rreth 60 milionë euro është kostoja vendimit të fundit për mbështetje për fëmijët dhe të moshuarit. /E.Krasniqi/

https://kosovapress.com/dhuratat-per-fundvit-ja-kur-do-ti-marrin-nga-100-euro-shtese-femijet-dhe-pensionistet/
https://kosovapress.com/qeveria-ndan-40-milione-euro-per-fsk-ne-dhe-nga-100-euro-shtesa-per-femijet-dhe-pensionistet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024