10 vjet nga Qeveria Mustafa
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Isa Mustafa (75)
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot mbushen dhjetë vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në fillim të seancës plenare, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime u miratua Qeveria e re e Kosovës, ndërsa, në mesditë është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

Votimi i qeverisë ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor 2014, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Më vonë, Qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare, por edhe nga PDK-ja. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025