10 librat më të mirë për 2023, Wall Street Journal rendit Kadarenë me librin “Kur sunduesit grinden…”
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Përzgjedhja e gazetës prestigjioze Wall Street Journal për librat më të mirë të vitit 2023 ka listuar dhe librin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare “Kur sunduesit grinden”, i cili në gjuhën angleze vjen me titullin e përshtatur “A Dictator Calls”.

Ai në këtë libër zbulon një nga misteret më të bujshme socioletrare të shekullit të kaluar në Rusinë sovjetike të Stalinit. Është një bisedë telefonike që për dekada ka qenë e mbuluar me mister, mes diktatorit më gjakatar komunist Stalinit dhe poetit e shkrimtarit më të famshëm rus, Boris Pastërnak, autor i romanit “Doktor Zhivago” me të cilin fitoi dhe çmimin Nobel në letërsi në vitin 1958.

Biseda telefonike mes Stalinit dhe Pastërnakut ka ndodhur më 23 qershor 1934 dhe ky është një fakt histori. Biseda e zhvilluar mes tyre nuk është zbuluar kurrë por dihet që temë bisede ka qenë poeti Osip Mandelstam, mik i Pastërnakut, i cili ishte arrestuar dhe dërguar në burgun e Lubyanka-s pas rrjedhës së fjalës për një poezi fyese për Stalinin, të cilin ai ia kishte recituar një rrethi miqsh.

Tani Stalini donte të dinte se çfarë mendonte Pasternaku për arrestimin. I tronditur, Pasternak belbëzoi se ai mezi e njihte Mandelstamin dhe nuk mund të komentonte për fatkeqësinë e tij. “Ndërsa mund të them se je një shok shumë i varfër, shoku Pasternak,” u përgjigj Stalini me shaka, përpara se të mbyllte telefonin.

Të paktën kështu shkoi biseda sipas arkivave të KGB-së, por siç ilustron Ismail Kadare në “Kur sunduesit grinden”, romani i tij i shkëlqyer hetues rreth lojës së pushtetit midis artit dhe politikës, në fakt ka pasur 13 rrëfime të ndryshme të telefonatës së shkurtër. Kadare i cek të 13-ta, duke zgjeruar nuancat e secilit për të eksploruar çështjet e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë, duke krijuar një tablo misterioze, prizmatike të përballjes mes tiranit dhe poetit.

Se çfarë ka thënë saktësisht diktatori dhe çfarë ka thënë Pastërnak në bisedën që ka zgjatur tre minuta në telefon është ende e mbuluar nga mister, por dhjetëra libra janë shkruar duke hamendësuar mbi këtë telefonatë. Fati i Mandelstamit dihet ai u arrestua dy here dhe vdiq në burg. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024