1.8 milion-plus vizita turistike nga 1 dhjetor 2023 deri më 25 mars 2024
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Numri i vizitave turistike në Bullgari për periudhën 1 dhjetor 2023 deri më 25 mars 2024 ka kaluar 1.8 milionë, tha Ministria e Turizmit. Rritjen më të theksuar (29.1%) për këtë periudhë, krahasuar me të njëjtën kohë sezonin e kaluar dimëror, e kanë shënuar mysafirët turq në këtë vend.

Numri i turistëve italianë të interesuar kryesisht për turizmin urban në Sofje është rritur me 18.7%. Numri i turistëve vendas u rrit për 3%. Vizitat nga Britania e Madhe u rritën për 1%, nga Republika e Maqedonisë së Veriut 4.6%, nga Gjermania 9.7%, dhe nga Serbia me 10.7%.

Ka pasur më pak turistë nga Rumania dhe Greqia në sezonin e kaluar turistik dimëror, por rënia më dramatike, prej 62.6%, është shënuar te turistët izraelitë.

Nga fillimi i dhjetorit 2023 deri më 25 mars 2024, destinacioni më popullor me 329,000 turistë të regjistruar ishte bashkia e Sofjes, e ndjekur nga komunat Bansko, Velingrad, Samokov, Smolyan, Chepelare dhe Varna.

Bansko ishte më i vizituari ndër vendpushimet e skive në Bullgari. Pasuar nga Samokov (përfshirë Borovets), Smolyan dhe Chepelare. Numri më i madh i rezervimeve në të gjitha janë bërë nga turistët vendas.

Turizmi urban, kulturor dhe ai i biznesit ishin veçanërisht të rëndësishëm në këtë sezon dimëror. Një total prej shtatë komunash - Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Veliko Tarnovo, Ruse dhe Stara Zagora - tërhoqën gati 35% të të gjithë turistëve, sipas të dhënave të fundit të sezonit dimëror./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024