1.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor/ KE gati paketën e gjashtë të investimeve
Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Paketë kjo që vjen në kuadër të planit të investimeve të BE-së dhe pritet të grumbullojë 1.2 miliardë euro.
Kjo paketë sipas KE-së do të mbështesë tetë investime të reja për ujësjellësa dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza, trajtimin hekurudhor, por edhe në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sipas KE-së investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve financiare ndërkombëtare dhe vendeve të Ballkanit perëndimor.
Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo forcon lidhjet rajonale me infrastrukturë cilësore dhe na sjell më afër njëri-tjetrit, gjë që është synimi ynë. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po e ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, bashkë me reformat e nevojshme dhe me qasjen në Tregun tonë të Përbashkët, do t’i përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut”, deklaroi në rrjetet socila kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen./TCh