​Zyrtare, Munishi trajner i Dukagjinit
Vendor
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ismet Munishi do të jetë trajner i klubit të futbollit Dukagjini. Palët tashmë kanë arritur marrëveshje dhe njoftimi është bërë edhe në faqen zyrtare të klubit nga Klina.

“Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheq ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës. Na prift e mbara, Ismet Munishi”, thuhet në komunuikatën zyrtare të Dukagjinit.

Munishi vjen në këtë pozitë si pasues i Armedn Dallkut i cili e drejtoi Dukagjinin për katër sezone radhazi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024