​ZRrE: Dalja në treg të hapur të energjisë shtyhet për 1 maj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​ZRrE: Dalja në treg të hapur të energjisë shtyhet për 1 maj
27/03/2026 - 10:29
Linku u kopjua

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka njoftuar se është shtyrë për datën 1 maj procesi i vendimmarrjes për dalje në treg të hapur, që ishte paralajmëruar për 1 prill. Kjo, me arsyetimin se është nevoja për një analizë më të thelluar.

Por, ZRrE njofton se kjo nuk i pengon konsumatorët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dalë nga shërbimi universal që nga data 1 prill 2026.

“Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara. ZRRE do të vazhdojë të monitorojë procesin me kujdes dhe do të njoftojë publikun në kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026