​Zhduket një volejbolliste në Paris
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një anëtare e skuadrës paraolimpike të volejbollit për femra të Ruandës  është zhdukur në Paris. Atletja nuk u paraqit në ceremoninë e hapjes, pavarësisht se mbërriti në kryeqytetin francez në fillim të këtij muaji.

Më 20 gusht, ajo u largua nga banesa e saj në Paris për të vizituar një restorant me një grup njerëzish, por nuk u kthye. Që atëherë ka nisur një hetim policor. Kjo u konfirmua në një deklaratë të mërkurën në mëngjes, para ceremonisë së hapjes Paraolimpike.

Deklarata e policisë thoshte se 'zhdukja shqetësuese' ishte duke u hetuar dhe se ajo i ishte referuar BRDP-së [Brigadës për Shtypjen e Krimeve kundër Personave].'  Ambasadori i Ruandës që atëherë ka bërë një vizitë në vendndodhjen e zhdukjes së atletes, përcjellë KosovaPress.

Pavarësisht mungesës së një prej anëtarëve të skuadrës së tyre, gratë e Ruandës filluan fushatën e tyre të volejbollit në Paris 2024 të enjten.

Ata humbën 3-0 (25-13, 25-10, 25-7) nga Brazili. Ndeshja e radhës e Ruandës është kundër Sllovenisë të shtunën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024