“Ujqërit e natës” famëkeq të presidentit rus Vladimir Putin, po ngrenë një statujë të kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.
Skulptura, e cila është shkrirë në bronz në Serbi, është dy metra e lartë dhe është vepër e skulptorit akademik nga Beogradi, Dragan Radenoviq, shkruajnë mediat kroate.Marat Bashirov, profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike të Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Universitetit të Moskës, e tha këtë në një intervistë për tabloidin rus me tirazh të lartë, dhe iniciatori i kësaj është propagandues i njohur pro Putinit, drejtuesi i klubit të motoçikletave “Ujqërit e Natës”, Aleksandar Zalldostanov, i njohur si “Kirurgu”.
Presidenti rus Vladimir Putin është anëtar nderi i atij klubit të motoçikletave të regjimit që mbështet agresionin kundër Ukrainës dhe mbron realizimin e ideve të "botës ruse", dhe "Ujqërit" janë një "dekorim" i vazhdueshëm i manifestimeve pro Putinit. Skulptura, e cila është shkrirë në bronz në Serbi, është dy metra e lartë (portalet serbe flasin për një monument prej tre metrash), dhe është vepër e skulptorit akademik nga Beogradi, Dragan Radenoviq.Në një intervistë, Bashirov thekson se arsyeja e ngritjes së monumentit në Moskë është, para së gjithash, sepse “Milosheviqi është viktima e parë e NATO-s kriminale”, duke iu referuar ndërhyrjes në vitin 1999, por pa e përmendur se është për shkak të luftës dhe krimeve të bëra nga regjimi i tij në Kosovë, kur për pak muaj dëboi më shumë se 800 mijë shqiptarë nga Kosova, dhe duhet të kujtojmë se edhe presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq atëherë ka qenë në qeveri si ministër i Informacionit.
Dhe e dyta, sipas Zalldostanov në Serbi janë ende në mëdyshje për ngritjen e atij monumenti, kështu që ai do të “inskenohet” në Rusi, e më pas në Serbi, kur Rusia “të thyejë akullin”. Sipas Bashirovit, “tradhtarët serbë” e ekstraduan Millosheviqin në Hagë dhe ai “mbrojtjen e atdheut e pagoi me jetë”.
Lideri i "Ujqërve të natës" Aleksandar Zalldostanov pohon se përgatitjet dhe puna për vendosjen e monumentit janë në fazën përfundimtare dhe se monumenti po ngrihet në shenjë mirënjohjeje për Millosheviqin, "i cili në mënyrë profetike parashikoi se çfarë do të na ndodh ne".
Kuptohet se ekziston një bust i Millosheviqit në Pozharevc, ku është i varrosur.