Studiuesit turq dhe evropianë do të bashkëpunojnë për trajtimin e sëmundjeve të trurit dhe kujdesin ndaj pacientëve përmes projekteve të reja në kuadër të nismës kërkimore globale të Programit të Përbashkët të BE-së për Sëmundjet Neurodegjenerative (JPND).
Institucioni Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) ka premtuar 225 mijë euro për të mbështetur këto projekte.
Fusha e iniciativës së JPND përfshin Alzheimer-in, demencën, Parkinsonin dhe sëmundjet e lidhura me to, sëmundjet e neuroneve motorike, Huntington-in, ataksinë spinocerebelare (SCA) dhe atrofinë muskulare kurrizore (SMA).
Fokusi do të jetë në zhvillimin e trajtimeve, krijimin e modeleve të ndërhyrjes dhe hartimin e strategjive parandaluese, raporton AA.Afati i fundit për fazën e parë të paraqitjeve është 4 mars për arritjen e Sekretariateve të Thirrjeve dhe 12 marsi për dorëzimin e aplikacioneve në TUBITAK.