​Ronaldo për të ardhmen: Nuk marr vendime në moment të nxehtë
5-Fifth
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​Ronaldo për të ardhmen: Nuk marr vendime në moment të nxehtë
ronaldo
07/07/2026 - 10:35
Linku u kopjua

Pavarësisht se Cristiano Ronaldo luajti 90 minuta dhe u përpoq të kishte ndikim, skuadra e tij humbi ndeshjen për shkak të një goli në fund të ndeshjes i cili erdhi nga Mikel Merino, me të cilin vijën edhe pikëpytejet rreth të ardhmës së tij në skuadër që po vazhdojnë të bëhen më të forta në moshën 41-vjeçare.

Ronaldo pranoi se ishte i frustruar nga eliminimi i Portugalisë nga Spanja në Botërorin e tij të fundit, por nuk njoftoi tërheqjen e tij të plotë nga kombëtarja.

Duke folur pas ndeshjes, ai këmbënguli se nuk ka marrë asnjë vendim nëse do të vazhdojë të luajë për Portugalinë apo jo.

“Nuk marr vendime në moment të nxehtë, as nuk dua ta largoj vëmendjen nga ajo që u arrit në Kupën e Botës për shkak të një vendimi personal. Vlerësimi im është se mund të kishim bërë më mirë. U eliminuam nga një ekip që ndoshta do të arrinte në finale ose do t’i afrohej asaj. Ishte një ndeshje e luftuar mirë që mund të kishte shkuar në të dyja drejtimet. Po largohem me ndërgjegje të pastër. Ne dhamë më të mirën tonë, dhashë më të mirën time dhe kur është kështu, nuk ka asgjë për t’u penduar”, tha Ronaldo.

Ndërkohë, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, dha dorëheqje nga roli i tij pas humbjes, duke theksuar se nuk kishte shumë kuptim që ai të vazhdonte pas kësaj humbjeje.

Derisa fliste për trajnerin, Ronaldo thuri lavdata për të duke theksuar se ajo që ka arritur Portugalia në krye me të është e jashtëzakonshme.

“Ai ishte dikush me të cilin më pëlqente të punoja. Është një qenie njerëzore dhe një trajner i shkëlqyer. Ajo që bëri për Portugalinë ishte e jashtëzakonshme dhe meriton lavdërime. Ai fitoi një titull për Portugalinë, gjë që tregon se sa i mirë duhet të jesh për të fituar një titull. Dua ta falënderoj dhe t’i uroj gjithë të mirat. Është gjithmonë e trishtueshme të largohesh nga një turne i madh. Ekipi po rritej. Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, e cila mund të kishte shkuar në të dyja drejtimet, por ky është futbolli. Duhet të marrim veten dhe të vazhdojmë të ecim përpara. Është frustruese të largohesh kështu”, përfundoi Ronaldo.

Me ndeshjen e zhvilluar Spanja vazhdon rrugëtimin drejt çerekfinales, ndërsa Portugalia i jep fund aventurës në Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026