Prishtina do të jetë sërish në qendër të vëmendjes së basketbollit evropian, pasi më 13 dhe 14 qershor do të organizojë tuneun kualifikues FIBA 3x3 Kualifikimet për Kupën e Europës 2026. Ky është edicioni i tretë që kryeqyteti i Kosovës merr përsipër organizimin e një ngjarjeje të tillë.
Në konkurrencën e meshkujve, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Irlandën, Azerbajxhanin dhe Maltën. Gara pritet të jetë e fortë, pasi vetëm skuadra fituese e grupit do të sigurojë një vend në fazën finale të Kampionatit Evropian 3x3, që këtë vit do të zhvillohet në Antwerp të Belgjikës.
Sipas organizatorëve, Kosova do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht përkrahjen e tifozëve vendas, duke synuar një paraqitje historike. Ndërkohë, ekipet pjesëmarrëse, përfshirë Irlandën, synojnë rikthimin dhe afirmimin në skenën evropiane të basketbollit 3x3.
Turneu në Prishtinë është ndër kualifikuesit e fundit për Kampionatin Evropian, duke e rritur edhe më shumë rëndësinë e tij. Për Kosovën, kjo paraqet një mundësi të artë për të siguruar pjesëmarrjen në një prej ngjarjeve më prestigjioze të basketbollit 3x3 në Evropë, para publikut të saj dhe në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese në zemër të kryeqytetit.