​Nisi rrugëtimin në PDK, Izmaku i bashkohet Nismës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhevahire Izmaku sot i është bashkuar Nismës Socialdemokrate, duke u rikthyer kështu në skenën politike pas një kohë ndërprerjeje të saj nga aktivitetet politike. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, mirëpriti aderimin e Izmakut në partinë e tij, derisa përmendi rrugëtimin e vështirë drejt rindërtimit të shtetit. Limaj tha se me Izmakun kanë filluar rrugëtimin politik qe nga 1999, për të kontribuar në ri-ngritjen e shtetit, zhvillimin ekonomik, për çka tha se do të vazhdojnë fuqishëm me konceptin për zhvillimin e vendit tonë.

Ish-deputetja e PDK-së, tashmë anëtare e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku u zotua se do ta përdorë tërë potencialin e saj profesional e politik për të ngritur dhe fuqizuar këtë parti. “Do ta përdor potencialin profesional e politik për të ngritur dhe fuqizuar Nismën Socialdemokrate”, potencoi Izmaku. Para tri vjetësh, Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së, pas rreth dy dekadash sa ishte pjesë e saj. Ndërkaq, NISMA dhe AAK-ja janë në koalicion parazgjedhor. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
413
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024