Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
qirat-te-teatri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" ka organizuar sonte ndezjen e qirinjve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë - Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, është bërë edhe në sheshet e qyteteve tjera të vendit.

Adnan Asllani nga Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" duke përmendur numrin e viktimave të luftës së fundit, ka kërkuar të dënohet gjenocidi serb që ka ndodhur 25 vjet më parë në Kosovë.

Shkrimtari Bardhyl Mahmuti theksoi se 15 janari, Dita e Gjenocidit duhet të sensibilizohet në arenën ndërkombëtare që drejtësia të ngadhënjej.

Ish-deputetja Flora Brovina ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës të nxjerrin rezoluta kundër gjenocidit, në mënyrë që Kosova të ketë më të lehtë ngritjen e akuzës ndaj Serbisë.

Liderët e shtetit, të shoqëruar edhe nga ish ambasadori William Walker, sot pasi bën homazhe në shënim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, akuzuan Serbinë për gjenocid në Kosovë./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025