​Napoli kërkon ta mbyll marrëveshjen me Garanchon brenda 48 orëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Garnacho
22 orë më parë
Linku u kopjua

Alejandro Garnacho mbetet objektivi kryesor i Napolit për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelian dhe me Patrick Dorgu që i bashkohet Manchester United, “Partenopei” shpresojnë të finalizojnë një marrëveshje në 48 orët e ardhsme, raporton “La Repubblica”.

Napoli shpreson se transferimi i afërt i Dorgut në Manchester United do t'i lejojë ata të nënshkruajnë me Garnachon nga “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse “Sky Sport Italia” pretendon se negociatat mes dy klubeve nuk kanë ecur përpara në orët e fundit, “Repubblica” përsërit se drejtuesit e Serisë A duan të finalizojnë një marrëveshje me Manchester United brenda dy ditëve të ardhshme.

Besohet se Napoli nuk do të ofrojë më shumë se 55 milionë euro, përfshirë shtesat, për talentin argjentinas, ndërsa çmimi i kërkuar i “Djajve të Kuq” është ende afër 80 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, me kalimin e Dorgu në “Old Trafford” dhe Garnacho që ka një marrëveshje me “Partenopei”, Napoli shpreson të bindë Manchester United të ulë kërkesat e tyre dhe të mirëpresë argjentinasin përpara fundit të afatit kalimtar të janarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025