​Milani do t’i ndajë rrugët me Piolin
Sport
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me Milanin tashmë jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë dhe nëntë pikë larg Interit në Serie A, “Gazzetta dello Sport” pretendon se kuqezinjtë nuk kanë gjasa të konfirmojnë Stefano Piolin për sezonin 2024-25.

Atalanta eliminoi Milanin nga çerekfinalet e Kupës së Italisë të mërkurën, duke mposhtur kuqezinjtë 2-1 në San Siro.

Ishte një rezultat zhgënjyes për tifozët dhe drejtuesit e klubit që kishin parë tashmë skuadrën të eliminohej nga Liga e Kampionëve në dhjetor 2023, përcjellë KosovaPress.

Edhe pse kontrata e Piolit skadon në qershor 2025, gazeta italiane pretendon se trajneri italian dhe Milani ka të ngjarë të ndahen në fund të sezonit.

Raporti pretendon se drejtuesit e klubit do të marrin një vendim përfundimtar në pranverë, por rezultatet jokonsistente të këtij sezoni ndoshta do të çojnë në largimin e trajnerit në verë.

Drejtorët e Milanit janë të zhgënjyer jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga dëmtimet e përsëritura të lojtarëve këtë sezon. Kuqezinjtë tashmë kishin 33 lojtarë me probleme fizike në 2023-24, dhe Pioli dhe stafi i tij janë përgjegjës në sytë e klubit.

Kuqezinjtë aktualisht janë të tretët në tabelën e Serie A, por janë nëntë pikë larg Interit. Kjo do të thotë se Europa League mund të jetë objektivi i tyre i vetëm i arritshëm në pjesën e dytë të sezonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024