​Marotta konfirmon interesimin e Barcelonës për yllin e Interit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Marotta konfirmon interesimin e Barcelonës për yllin e Interit
04/05/2026 - 10:20
Linku u kopjua

Presidenti i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Barcelona ka shfaqur interesim për mbrojtësin Alessandro Bastoni.

Por, ai shtoi gjithashtu se ai interesim ka përfunduar menëjehër pasi klubi ia ka bërë të ditur spanjollëve që italiani është shumë i lumtur te Interi dhe se dëshiron të vazhdojë karrierën aty.

"Bastoni? Ai është talent, ka qenë i pafat në situata të caktuara. Ishte naiv dhe ishte i pari që e vuri re. Ne e ndihmuam sepse kur një lojtar i ri bën një gabim, është e drejtë ta korrigjojmë. Ai është një kampion i madh dhe klubet e mëdha po e mbajnë nën vëzhgim, përfshirë Barcelonën. Por është një interes jozyrtar dhe i papërfunduar, ai është lojtari ynë dhe dëshiron të qëndrojë. Jemi të lumtur", tha Marotta në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Nerazzurrëve.

Ndryshe, me Bastonin si njërën prej shtyllave të skuadrës, Interi u shpall kampion për të 21-tën herë  në historinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026